Shqipëria
Rama thotë se Meta nuk do të bllokojë dekretimin e qeverisë së re
Kreu i Qeverisë Shqiptare ka shprehur bindjen se qeveria e re nuk do të ketë probleme me dekretimin nga kreu i shtetit, pas kërcënimeve të këtij të fundit gjatë fushatës elektorale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se presidenti Ilir Meta nuk beson se do të ketë rol bllokues, për qeverinë e tij pasi prishjes së koalicionit PS-LSI.
Ai në mëngjes në një kompleks në Llogora ka zhvilluar një intervistë me disa gazetarë të televizioneve shqiptare. “Çdo kush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj-lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj-lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si Meta që u shfaq në fushatë”, ka thënë Rama.
Kreu i Qeverisë Shqiptare ka shprehur bindjen se qeveria e re nuk do të ketë probleme me dekretimin nga kreu i shtetit, pas kërcënimeve të këtij të fundit gjatë fushatës elektorale, përcjell albinfo.ch.
Rama ka lënë të hapur opsionin e bashkëbisedimit me opozitën gjatë 4 viteve të ardhshme. I pyetur lidhur me mospërfshirjen e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, Rama ka thënë se qeveria nuk është si kombëtarja.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










