Kosova
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, që sot është regjistruar deputet i Kuvendit të Kosovës nga koalicioni AAK-PSD, në formularin e pasurisë të cilin e ka mbushur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar gjithë paratë që posedon, shtëpitë dhe tokat.
Si kryeministër ai brenda vitit ka marrë pagë 34.669.61 euro, ndërsa nga qiraja e shtëpisë në Prishtinë ka inkasuar 88.000 euro.
Haradinaj merr edhe pension invalidor, e që shuma e tij arrinë deri në 2 700 euro në vit.
Para të gatshme, deri më 26 gusht 2019, kryeministri ka deklaruar 96.276.23 euro.
Kryeministri në detyrë ka deklaruar po ashtu edhe një biznes që ka në pronësi, vlera e të cilit është rreth 70 mijë euro.
Ai ka pasqyruar edhe pasurinë e patundshme, duke përfshirë shtëpinë, kullat dhe tokat që posedon në Gllogjan e Brezovicë.
Haradinaj ka pasqyruar edhe borxhet që ka ndaj bankave. 130.272 euro kredi në Bankën Raiffaisen në Prishtinë, 20.000 borxh për banesën në Golem, dhe 120.000 euro borxh për Vilën në Tiranë.
E-Diaspora
-
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht Interesim i madh i publikut italian në bashkëbisedimin me shkrimtaren dhe filozofen shqiptare... -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival”
Jeta në Zvicër
-
Debati për kondicionerët në Zvicër: Nga luks i panevojshëm në domosdoshmëri? Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa për ftohje do të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme... -
UBS shkurtoi qindra vende pune në fazën e reduktimit -
Vala e të nxehtit rrit ozonin në nivele të rrezikshme në Zvicrën qendrore -
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë












