Kosova
Raportuesja për Kosovën, Von Cramon: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim
"Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe jemi 4 vite me vonesë”, tha ajo, në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Mitrovicën e Jugut
Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, e cila ndodhet në një vizitë “fakt-mbledhëse” në Kosovë, ka thënë se ajo njihet si avokuesja më e madhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.
“Shpresoj që ne do të shohim lehtësimin dhe hapjen e këtij procesi. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe jemi 4 vite me vonesë”, tha ajo, në një konferencë për shtyp, të mbajtur në Mitrovicën e Jugut, shkruan rtklive.com.
Von Cramon shprehet optimiste se do të shohim ri-hapjen e procesit pas zgjedhjeve në Francë, që mbahen në prill. Ajo tha se nuk është krejt çështja te Parlamenti Evropian, transmeton albinfo.ch. “E di që shumica e shteteve kryesore e mbështesin liberalizimin, por na duhet një mbështetje unanime”, tha ajo.
Në maj 20216, Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke e transferuar Kosovën në listën e vendeve pa viza për qëndrim afatshkurtër në zonën Shengen.
Propozimi ishte bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Propozimi ishte votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













