Futboll

Rashica flet për ëndrrën e tij në Gjermani

Milot Rashica po shkëlqen për skuadrën e tij Werder Bremen me gola dhe asistime.

Rashica ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar tre herë në këtë edicion të Bundesligës, derisa shkëlqimi i tij ka ndodhur në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.

“Ishte një ëndërr, pasi kur ishim fëmijë ne gjithmonë e kemi shikuar Bundesligën në televizion”, ka thënë Rashica në një intervistë në “Twitter”.

“Unë jam i ndjeshëm, sepse gjithmonë dëshirojë të jap maksimumin nga vetja. Tashmë, njoh më mirë bashkëlojtarët, mënyrën se si ata luajnë, si punojnë, tani mendoj se kam bërë një hap të madh në karrierë”, ka shtuar tutje ylli i Kosovës, i cili gjithashtu po kërkohet nga disa skuadra evropiane.

“Unë dëshiroj të luajë këtu dhe të shënojë sa më shumë gola që është e mundur që të ndihmojë klubin të arrijë objektivat dhe të kam një karrierë të mirë”, ka deklaruar Rashica për faqen zyrtare të Bundesligës në gjuhën angleze.