Lajme
Rashica me Werderin kualifikohen në çerekfinale
Werder Bremen është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, me ndihmën e Milot Rashicës. Werder mposhti Borussia Dortmundin me rezultat 3:2, për të siguruar çerekfinalen.
Edhe në këtë ndeshje gjurmë të mëdha la reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica i cili shënoi golin e fitores për Werder në minutën e 70-të.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi sulmuesi Davie Selke në minutën e 16-të për 1:0, kurse rezultatin e dyfishoi Leonardo Bittencourt (30’), derisa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2:0.
Ndërkohë, Giovanni Reyna e ngushtoi sërish epërsinë e vendasve në minutën e 78-të, por më rezultati nuk ndryshoi dhe fitorja i takoi ekipit të Werderit.
Werder me këtë fitore kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit