Futboll

Rashica mund të mos luajë kundër Çekisë dhe Anglisë

Ai është lënduar dhe ka zgjatur muskulin

Skuadra gjermane Werder Bremen ka konfirmuar mungesën disa javore të Milot Rashicës.

23-vjeçari u lëndua kundër Fortuna Dusseldorf në fundjavën e kaluar, pasi zgjati muskulin, përcjell albinfo.ch.

Si pasojë, Rashica nuk do të luajë kundër Hoffenheimit dhe Augsburgut në Bundesligë.

Megjithatë ekziston rreziku që mesfushori të mos luajë edhe për Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme kundër Çekisë dhe Anglisë.