Lajme
Raundi i dytë Prishtinë-Beograd shtyhet për 28 dhe 29 mars
Ishte paraparë të mbahej më 24 dhe 25 mars, por për shkak të disa problemeve teknike, shtyhet për katër ditë më vonë
Raundi i dytë i dialogut të drejtpërdrejtë të dialogut Prishtinë-Beograd, që ishte paraparë të mbahej më 24 dhe 25 mars, për shkak të disa problemeve teknike, është shtyrë për 28 dhe 29 mars.
Në ndërtesën e Këshillit Evropian në Bruksel, me ndërmjetësim të BE-së, delegacioni kosovar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, dhe ai i Serbisë, i udhëhequr nga Borko Stefanoviq, do të bisedojnë temat e raundit të parë, siç janë vulat e Doganave të Kosovës, dokumentet kadastrale, trafiku ajror dhe pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale, si dhe do të hapë dy tema të reja. Në takim do të bisedohet edhe për energjinë elektrike, e nëse ka mundësi edhe për lirinë e lëvizjes.
Sipas mediave, nga temat e raundit të parë, bisedimet do të fokusohen posaçërisht në çështjen e regjistrave civilë, ku është vërejtur mundësi progresi dhe marrëveshje eventuale.
Ndërkohë, sot u bë e ditur se Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, nuk do të qëndrojë në Kosovë, në fund të këtij muaji, siç ishte raportuar më parë, nga burime të Qeverisë së Kosovës.
Sipas burimeve nga Këshilli i Ministrave të BE-së, një vizitë e baroneshës Ashton në rajon, e planifikuar më parë nuk do të ndodhë tani. Përveç Prishtinës, Ashton kishte planifikuar të vizitonte edhe Beogradin, Tiranën dhe Sarajevën.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Zvicër
-
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje Analiza tregon se ushqimet në Gjermani, Francë dhe Itali kushtojnë deri në 63% më pak se... -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet -
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër













