Kosova
Reagime të shumta pas ndalimit të artistëve kosovarë nga policia serbe
Disa fotografi të Eliza Hoxhës në të cilat shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë e të cilat ishin të ekspozuara para pak ditësh në Bienalen e Venecias nuk janë lejuar që të kalojnë në Serbi
Ndalimi në Merdarë i artistëve kosovarë nga policia serbe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Disa fotografi të Eliza Hoxhës në të cilat shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë e të cilat ishin të ekspozuara para pak ditësh në Bienalen e Venecias nuk janë lejuar që të kalojnë në Serbi për në festivalin “Mirdita, Dobar Dan” që pritet të mbahet në Beograd.
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se me shqetësim po i përcjell pengesat që autoritetet e Serbisë po iu bëjnë artistëve nga Kosova. Në një reagim të tij në facebook, Thaçi ka theksuar se arti, kultura e sporti nuk duhet të pengohen nga politika.
Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar për ndalimin e Eliza Hoxhës nga autoritetet serbe. “Ajo që i ndodhi sot Eliza Hoxhës, e cila vetëm pak ditë më parë prezantoi Kosovën në Bienalen e Venecias, është veprim i ulët i shtetit serb.
Në Beograd sulmohet brutalisht edhe intelektuali me famë botërore, Bernard Henri Levi, sepse mbrojti kauzën për liri të popullit të Kosovë më 1999. Atje ende kanë frikë nga e vërteta dhe arti. Por, fuqia e artit është më e madhe sesa ndalesat kufitare”, ka thënë Veseli në reagimin e tij.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, e konsideron të turpshëm dhe të papranueshëm keqtrajtimin e artistëve nga Kosova të cilët do të merrnin pjesë në festivalin “Mirdita – Dobar dan” që do të mbahet në Beograd.
“Keqtrajtimi dhe maltretimi psikik që u është bërë artistëve nga Kosova nga autoritetet serbe në kufi, që po udhëtonin për në Beograd është një akt që turpëron shtetin e Serbisë dhe është në raport të kundërt me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe i përkeqëson edhe më tej relacionet fqinjësore”, ka thënë Gashi.
—
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













