CH-Ballkani
Refugjatët tentojnë të ikin nga Bosnja drejt Kroacisë – pa sukses!
Komisioni i BE e ka ndihmuar Bosnjën me 1.5 milion euro. Dikur Una ishte kufiri mes Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane. Atëherë ishte tepër e vështirë si vizitor të shkoje në Perandorinë Osmane. Sot, si një i huaj, është shumë vështirë të dalësh nga Bosnja.
Këtë vit në Bosnjë kanë ardhur 11 mijë refugjatë, prej të cilëve 709 azilkërkues, shkruan “Der Standard”. Shumica e tyre në grup prej katër ose pesë personash tentojnë të shkojnë në Kulen Vakuf prej nga ku përmes maleve vijojnë drejt Kroacisë. Shumica sosh kapen nga policia kroate dhe kthehen mbrapsht të dhunuar në Bosnjë, nga ku marrin autobusin dhe shkojnë në Bihac, shkruan “Der Standard”. Pas dy ditësh ata tentojnë të njëjtin avaz edhe njëherë.
Rreth 4500 migrantë ndodhen në kantonin Una-Sana, shumica në qytetet Velika Kladusa dhe Bihac. Qytetarët boshnjakë po shqetësohen për shkak se është shtuar numri i vjedhjeve dhe kjo mendohet të ketë ardhur si pasojë e refugjatëve. Origjina e tyre në shumicën e rasteve është pakistaneze, të cilët nuk kanë gjasë për të fituar azil në Perëndim. Por ata përsëri shpresojnë të shkojnë drejt Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.
Komisioni i BE e ka ndihmuar Bosnjën me 1.5 milion euro. Dikur Una ishte kufiri mes Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Osmane. Atëherë ishte tepër e vështirë si vizitor të shkoje në Perandorinë Osmane. Sot, si një i huaj, është shumë vështirë të dalësh nga Bosnja.
E-Diaspora
-
Këta janë kandidatët nga diaspora për zgjedhjet e 9 shkurtit Duke parë ndikimin në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara, diaspora pritet të luajë një rol edhe...
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
Jeta në Zvicër
-
Udhëtarët për punë përballen me kostot më të larta të transportit publik në Zvicër Çmimet e biletave të transportit publik për të rriturit në Zvicër janë rreth mesatares evropiane, sipas...
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji shkurt
-
Zviceranët ende përdorin në masë të madhe paratë “cash”
-
Të enjten Kurti takon mërgatën në Cyrih
-
Më 18 maj votohet për taksat e korporatave në Cyrih