Lajme
Refugjatët ukrainas ende mirëpriten në shumë shtëpi private zvicerane
Gjashtë muaj pas pushtimit rus, angazhimi i qytetarëve zviceranë që pranuan refugjatë ukrainas po rezulton më këmbëngulës se sa pritej, thuhet në një raport të medias, transmeton albinfo.ch.
Duke cituar një vlerësim të organit të shërbimeve sociale ndërkantonale, botimet Tamedia shkruajnë të hënën se rreth 60% – ose 40,000 – e të gjithë refugjatëve ukrainas të regjistruar në Zvicër janë ende të strehuar privatisht dhe vetëm 5-10% e tyre janë zhvendosur nga vera.
Disa nga 26 kantonet e kontaktuara nga gazeta, duke përfshirë Bazelin dhe Gjenevën, thanë se ishin të befasuar nga stabiliteti dhe këmbëngulja e angazhimit të qytetarëve, e cila shihej gjerësisht si një zgjidhje e përkohshme që do të zgjaste vetëm disa muaj.
Një ministër nga kantoni i Cyrihut – më i madhi i Zvicrës, dhe gjithashtu ai që pret më së shumti refugjatë ukrainas – tha tashmë muajin e kaluar se “shumë familje pritëse po i mbajnë njerëzit më gjatë se sa pritej”.
Drejtoresha i Këshillit Zviceran për Refugjatët u tha gazetave se “paniku [që angazhimi i shumë mikpritësve po zbehej] para pushimit veror ishte i ekzagjeruar”.
Sipas shifrave të fundit të publikuara të premten e kaluar nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin, që nga fillimi i luftës në Zvicër janë regjistruar 62.941 refugjatë ukrainas; 60.793 prej tyre kanë marrë lejen S që i lejon të jetojnë dhe të punojnë në vend për të paktën një vit, transmeton tutje albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji Raporti vëren se 97% e foshnjave në Zvicër ushqehen me gji menjëherë pas lindjes, ndërsa rreth... -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë -
SwissPass refuzon periudhën shtesë për blerjen e biletës pas nisjes











