Lajme
Rekord historik në Zvicër: Në vitin 2025 u themeluan më shumë kompani se kurrë më parë
Zvicra po përjeton një bum të paprecedent në ndërmarrësi. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar në Regjistrin Tregtar më shumë kompani të reja se në çdo vit tjetër deri më sot, shkruan albinfo.ch.
Sipas Institutit për Ndërmarrje të Reja (Institut für Jungunternehmen (IFJ), gjatë gjithë vitit janë regjistruar 55 654 kompani të reja, që përfaqëson një rritje prej 5,1 për qind krahasuar me vitin 2024.
Edhe viti paraprak ishte konsideruar rekord. Sipas të dhënave të platformës zyrtare KMU.admin (SECO), në vitin 2024 ishin regjistruar 52 978 kompani të reja. Varësisht nga metoda e përllogaritjes, shifrat për vitin 2025 mund të lëvizin pak, disa analiza flasin për rreth 55 279 regjistrime por një gjë mbetet e padiskutueshme: Zvicra ka arritur një nivel historik të themelimit të firmave.
Bëhet fjalë për themelime të firmave në kuptimin e regjistrimeve të reja në Regjistrin Tregtar, e jo për statistikat e demografisë së ndërmarrjeve që publikohen më vonë nga Zyra Federale e Statistikave (BFS).
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja Një aksident me makinë në tunelin e San Bernardino-s në juglindje të Zvicrës çoi në mbylljen... -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026 -
Lumenjtë dhe liqenet zvicerane në nivelet më të ulëta në 20 vjet












