Opinione
Rekrutimet dhe punësimet nga konkurset e improvizuara
Duket që intenca për të ecur rrugës së trasuar nga ish-qeverisjet e kaluara po vazhdon, dhe se pritjet për ndryshim nuk duken në horizont.
Mjafton sot t’ua lëshojmë një sy raportimeve të ndryshme nëpër portale e televizione, ku përballemi pothuajse me lajmet e njëjta si në qeveritë e kaluara.
Bashkëshortja e drejtorit, kunata e drejtorit, familjarja e kryetarit, e ministrit, gruaja e vëllait, nusja e dajës, nipi, mbesa, kushërira, balldezka, kunata, miku, djali i mikut, anëtari i partisë, motra e ministrit, gruaja e zëvendësministrit, militanti e kështu me radhë, jemi dëshmitarë të asaj se raste të këtilla shpërfaqen në të gjitha nivelet e pushtetit, duke filluar nga ai qendror e duke zbritur në atë komunal, ku duket se shumë më e theksuar është ky fenomen.
Cila është aftësia juaj?
Inteligjenca, profesionaliteti, përvoja, shkëmbimi intelektual, gradat shkencore të fituara në vend dhe jashtë vendit, seminare e trajnime, certifikata e letra motivuese nga më të ndryshmet të fituara përgjatë viteve, duke qenë model për menaxhimin e cilësdo hapësirë referuese që të është besuar, nuk vihen në funksion!
Je i papërshtatshëm, i padëgjuar, nuk je servil, nuk je puthadorësh…
Cila ka qenë apo është mundësia jote?
Para 117 viteve në pyetjen e gazetarit bërë Tesllës se: “Ju dukeni të jeni një gjeni, dhe se zbulimet tuaja sot mund të mbizotërojnë mbi gjysmën e botës si rrjedhojë e një jete me plotë dritë, dhe ju keni hetuar ekzistencën e Empedocles, e cila zbulon 4 sekretet e elementeve. Ju bile mund të cilësoheni si një figurë hyjnore për shumë njerëz”.
Teslla i ktheu përgjigjen “Megjithatë unë tash jam një njeri i mundur dhe i kapshëm, sepse nuk i kam bërë gjërat më të mëdha me forcën që kam pasur mundësi t’i realizoj, dhe jehona e tyre të shpërndahej nëpër botë, por kam menduar të depërtoj përmes influencës së njerëzve”!
Pra, në republikën tonë sot edhe gjeni me të fal zoti, s’mund të depërtosh po s’pate lidhjen politike, dhe jo vetëm, por po ashtu duhet të jesh një servil, një që mund të nënshtrohesh lehtë dhe pa përtesë!
Sot, po i pate tiparet e një pseudo intelektuali, një gjysmë profesionisti, mashtruesi, një shërbyesi që do të kesh dëgjueshmërinë në maksimum ndaj punëdhënësit, kozmopolit që ke shfrytëzuar benifitet e shtetit për të shëtitur botën, do të kalosh çdo konkurs, dhe rrjedha e jetës sate do të kalojë mbi secilën instancë publikë që ti e synon, qoftë ajo qendrore republikane, qoftë komunale.
Bile, dëgjueshmëria animale ndaj padronit do të kalojë edhe kështu: e kryen fakultetin, bënë masterin, merr statusin asistent në fakultet, vazhdon në Phd kandidat, bëhesh doktor i shkencave, dhe në fund do të përfundosh në një ndër postet publike, ndonjëherë edhe në pozitat më të larta shtetërore!
Por dije ama, aktiviteti dhe kërkesa e padronit nuk përfundojnë asnjëherë!
[PS: Empedocles ishte një filozof Grek para-Sokratik dhe qytetar vendas i Akragas, një qytet grek në Sicili. Filozofia e Empedokles është më e njohur për origjinën e teorisë kozmogonike të katër elementeve klasikë. Në kozmologjinë e tij zjarri, ajri, uji dhe toka përzihen dhe ndahen nën detyrimin e dashurisë dhe grindjeve.]
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit Vala e të nxehtit dhe thatësira e vazhdueshme po rrisin rrezikun e zjarreve, ndërsa gjithnjë e... -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë













