Maqedonia
Remitencat e mërgimtarëve në Maqedoni, tri herë më të mëdha se investimet e huaja
Mërgimtarët po dërgojnë në Maqedoni mbi 361 milionë euro në vit. Sipas metodologjisë të zyrës evropiane të statistikave – Eurostat, në vend dërgohen një shumë që si vlerë është e njëjtë me 3.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mirëpo shuma totale supozohet të jetë edhe më e madhe, pasi shumica e remitencave transferohen përmes kanaleve të parregulluara (dërgesat personalisht, përmes ndërmjetësve si drejtuesit e autobusëve etj). Të ardhura më të mëdha nga remitencat ka Serbia me mbi 7 milionë banorë, me 3.3 miliardë euro, pason Bosnjë e Hercegovina me 1.6 miliard euro, Shqipëria me afër 1.3 miliard euro, Kosova me 1.2 miliard euro, përcjell albinfo.ch.
E shprehur si përqindje e PBB-ja e që është vlera totale e të gjithë mallrave dhe shërbimeve që janë prodhuar në një vend minus vlerën e mallrave dhe shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre, në Kosovë janë dërguar 18.5 për qind, në Mal të Zi 12.5 për qind, në Shqipëri janë dërguar 9.8 për qind, në Bosnje e Hercegovinë 9.3 për qind dhe në Serbi janë dërguar 7.2 për qind.
Mirëpo nga Banka Popullore thonë se është vështirë të ofrohen të dhëna të sakta për shifrat reale që mërgimtarët dërgojnë në vendlindje. “Vlerësimet tona të bazuara në metodologjinë e harmonizuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar tregojnë se shuma e këtyre dërgesave, që nga viti 2009 e këndej tejkalon një miliard euro apo është afër 16 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, thonë nga Banka Popullore.
Në Maqedoninë e Veriut, vlera e të hollave që dërgojnë mërgimtarët bile është për tre herë më e madhe se ajo e investimeve të huaja që në vitin 2021 kanë arritur vlerën prej mbi 300 milionë euro.
Njëherësh remitencat janë fonde të transferuara nga emigrantët në vendin e tyre të lindjes. Ato janë kursimet private të punëtorëve dhe familjeve që shpenzohen në vendin e lindjes për ushqim, veshmbathje dhe shpenzime të tjera dhe që drejtojnë ekonominë familjare. Remitancat gjithashtu mund të kenë efekte të rëndësishme në ekonominë e vendit pranues. Duke pasur parasysh që remitancat janë praktikisht një pjesë e të ardhurave të dikujt, ndikimi dhe rëndësia e tyre ekonomike është shpesh e dyfishtë. Ato ndikojnë në statusin financiar të buxhetit personal të një individi dhe statusin financiar të pranuesit dhe familjes së tij. Gjithashtu ato ndikojnë edhe në fluksin ekonomik të vendit marrës përmes investimeve, aktivitetit ekonomik dhe konsumit.
Këto mjete për çdo vit mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të deficitit tregtar të Maqedonisë së Veriut si dhe të minuseve të tjera në llogaritë financiare të shtetit. Llogaritet se në Maqedoninë e Veriut së paku 150 mijë familje marrin mbështetje të rregullt nga familjarët e tyre që punojnë jashtë, ndërsa shuma e madhe për çdo vjet, jo vetëm që mbulon një pjesë të konsiderueshme të deficitit tregtar të Maqedonisë së Veriut, por siguron edhe ekzistencën e këtyre familjeve dhe stabilitetin makroekonomik të shtetit, përfshi edhe kursin stabil të denarit.
E-Diaspora
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër