Lajme
Nga cilat vende vijnë remitencat më të larta në Shqipëri
Mërgimtarët e këtyre shteteve dërgojnë më shumë para në Shqipëri
Pa dyshim se Italia është burimi kryesor i dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave nga Eurostat për vitin 2021, transfertat personale nga Italia kishin vlerën e 279 milionë eurove, ose rreth 24.5% e totalit. Dërgesat nga Italia u rritën me 7.2% krahasuar me vitin 2020, përcjell albinfo.ch.
Britania e Madhe ndërkohë ka konsoliduar prej vitesh vendin e dytë për nga vlera e transfertave drejt Shqipërisë. Sipas Eurostat, për vitin 2021 vlera e këtyre dërgesave arriti në 206.5 milionë euro ose 18.1% e flukseve të transfertave personale hyrëse. Rritja e dërgesave nga Britania e Madhe ishte më e ngadaltë, me 1%, krahasuar me vitin 2020.
Në vendin e tretë dhe me rritje të ndjeshme paraqitet Gjermania. Në vitin 2021, vlera e transfertave nga Gjermania arriti në 172.8 milionë eurove ose sa 15.2% e totalit. Transfertat nga Gjermania kanë shënuar një rritje të lartë, me 20.4% më shumë krahasuar me vitin 2020, ndërsa krahasuar me vitin 2017 ato janë rritur me 71%, teksa ky vend vitet e fundit është bërë një nga destinacionet më të preferuara të emigrantëve.
Partneri i katërt për nga vlera e remitancave të dërguara është Greqia, me një vlerë prej 172.3 milionë eurosh, ose rreth 15.1% e totalit të vitit 2021. Megjithëse pesha e Greqisë në strukturën e emigracionit të ri shqiptar vlerësohet të jetë më e ulët, sidomos në periudhën e postkrizës ekonomike greke, edhe transfertat nga Greqia kanë shënuar rritje, me 2% më shumë krahasuar me vitin 2020.
Një peshë të rëndësishme në totalin e transfertave drejt Shqipërisë ka edhe Amerika e Veriut, kryesisht SHBA (Eurostat i paraqit shifrat në nivel të kontinentit, pa ndarje midis SHBA dhe Kanadasë). Dërgesat nga Amerika e Veriut në vitin 2021 arritën vlerën e 128.1 milionë eurove ose sa 11.2% e totalit. Transfertat nga Amerika janë rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, duke shfaqur shkallën më të lartë të rritjes mes pesë vendeve kryesore partnere.
Vendet prej nga vijnë dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë reflektojnë tendencat e emigracionit dhe sidomos të valës së re të dekadës së fundit. Rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë ka sjellë rritje të dukshme edhe të dërgesave të parave nga këto vende. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke e renditur atë tashmë në vendin e katërt.
Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Shifrat e raportuara nga Eurostat, në fakt, japin vlera ndejshëm më të larta se ato që publikon Banka e Shqipërisë.
Për krahasim, sipas Bilancit të Pagesave të Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga emigrantët brenda zërit të të ardhurave dytësore në llogarinë korrente kishin vlerën e 761 milionë eurove, shumë kjo rreth 33% më e ulët se ajo që raporton Eurostat./Monitor
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje Drejtësia ushtarake konsideron se vdekja e një ushtari të martën në terrenin e parakalimit të Bremgarten...
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën