Lajme
Remitencat po bien nga viti në vit
Janë 136 milionë euro më pak të dërguara nga emigrantët në Shqipëri gjatë vitit 2013
Transfertat monetare të emigrantëve drejt Shqipërisë po bien nga viti në vit. Nëse në vitin 2007 ato zinin rreth 14 për qind të Prodhimit Kombëtar, gjatë këtij viti kuota nuk arrin as 5 për qind.
Emigracioni është një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik e social të Shqipërisë në 23 vitet e fundit.
Rreth 30 për qind e popullatës ka zgjedhur largimin nga vendi, për një jetë më të mirë dhe dy destiancionet më të preferuara mbeten dy fqinjet anëtare të BE-së, Greqia e Italia, por emigrim ka dhe në vende të tjera europiane, në SHBA, Kanada etj.
Duke zgjidhur problemet ekonomike personale në vendin pritës, kontributi i tyre vlen si mbështetje për familjet dhe të afërmit e tyre në vendlindje, të ardhura që gjenerojnë dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.
Pas vitit 2008, në kuadër të krizës globale dhe në mënyrë specifike në vendet pritëse, dërgesat e tyre në Shqipëri, remitancat, kanë ardhur duke u rrudhur.
Sic transmeton DW, në bazë të shifrave zyrtare që ka publikuar Banka Nacionale në Tiranë për 9 muajt e parë të vitit 2013 llogaritet një rënie e remitancave në rreth 28 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E përkthyer në vlerë kjo rënie është baraz me një fond prej 136 milion euro më pak të dërguara nga emigrantët pranë të afërmëve të tyre në Shqipëri.
Se çfarë efekti negativ japin remitancat për ekonominë e vendit, kuptohet nga fakti që në vitin 2007, para fillimit të krizës financiare globale, ato arritën kulmin në një kuotë prej 900 milionë euro, ose ishin rreth 14 për qind të Bruto Prodhimit Nacional.
Për vitin 2013 shifra, sipas ekspertëve, pritet të jetë nën kuotën prej 5 për qind.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











