Kuriozitete
Renault 5, në versionin elektrik
Mediat botërore i kanë kushtuar vëmendje modelit elektrik të Renault 5. Kur në fillim të vitit u prezantua Renault 5 Prototype, shumë kanë shpresuar se ky retro model do të shfaqet nëpër rrugë.
Tashmë, Renault në një njoftim zyrtar ka konfirmuar se një gjë e tillë do të ndodhë dhe ka premtuar se si prodhimi serik do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.
Prodhuesi francez gjithashtu ka premtuar se portofolio i saj EV do të jetë i disponueshëm në tërë Evropën.
Në panairin e veturave IAA Mobility në Minhen, Renault 5 e re është prezantuar – duke qëndruar pranë modelit klasik dhe që njëherësh shënon 50-vjetorin e ekzistencës së këtij modeli.
E tani që u prezantuan pranë njëri-tjetrit, pasardhësi i tij elektrik vërehet se është më i madh sesa versioni origjinal.
Kjo veturë bazohet në platformën CMF-B që përdor Dacia Sandero e re, kurse ky model do të prodhohet në Francë.
Përveç Renault 5, pjesë e rëndësishme e strategjisë së Renaulution është edhe Megane E-Tech që së shpejti do të shfaqet nëpër rrugë – dhe që pritet t’i bëjë konkurrencë modelit ID.3 të Volkswagen.


E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026













