Autotech

Rënie e fitimeve nga BMW

BMW ka paralajmëruar se të ardhurat nga biznesi i saj i makinave do të pësojnë një rënie të fitimeve në krahasim me vitin e kaluar.

Prodhuesi gjerman i makinave tha të martën se testet e reja të rrepta të emetimit të dioksidit të karbonit, zëvendësimi i makinave të vjetra, si dhe tensionet e tregtisë globale janë edhe faktorët që do të ndikojnë performancën e kompanisë, shkruan ‘Scan’.

Kjo u fundit tha përmes një deklarate se lufta tregtare ka çuar në çrregullime të konsiderueshme të furnizimit në disa tregje evropiane dhe shfaqjen e ‘konkurrentëve të papritur’, përcjell albinfo.ch.

Rregullat e reja më të ashpra kanë hyrë në fuqi këtë muaj, si një kundërreagim nga autoritetet për skandalin e Volskswagen. Ky i fundit pranoi mashtrimin duke konfirmuar se disa makina janë të pajisura me një softuer që mund të manipulojë rezultatet e testeve të emetimit të dioksidit të karbonit.

Ndërkohë, autoritetet evropiane dhe ato amerikane kanë zgjeruar hetimet ndaj prodhuesit gjerman.