Koronavirusi: çast pas çasti

Rënie e infektimeve të reja në Zvicër: 103 raste në 24 orët e fundit

Ndonëse rënia duket e konsiderueshme, duhet pasur parasysh se numri i rasteve i nënshtrohet një luhatjeje javore me numra më të ulët gjatë fundjavëve

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, gjatë ditës së fundit, me koronavirus janë infektuar 103 persona. Kjy numër është më i vogël se ai i një dite më parë, kur ishin raportuar 167 infeksione të reja, shkruan sda.ch.

Ndonëse rënia duket e konsiderueshme, duhet pasur parasysh se numri i rasteve i nënshtrohet një luhatjeje javore me numra më të ulët në fundjavë. Kjo vjen edhe si rezultat i numrit më të vogël të testimeve që bëhen gjatë fundjavës.

Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), të hënën ka pasur gjithsej 29,164 raste infektimi, të konfirmuara nga laboratori, transmeton albinfo.ch.

Sipas Corona-data.ch, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 1.640. Po kaq të vdekur raporton edhe platforma worldometers.info. Kjo e fundit njofton edhe për numrin e të shëruarve, i cili ka arritur në 21800.

Ndërkaq, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar për 1,353 të vdekur, përcjell albinfo.ch. Si zakonisht, Zyra u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri të hënën në mëngjes, si pjesë e detyrimit të raportimit. BAG shkruan se kishte 340 infeksione në 100,000 banorë.

Deri më tani, janë kryer rreth 252.900 testime. Nga këto, sipas BAG, 13 për qind kanë rezultuar pozitive.