Shkurt.ch
Rënie e madhe e kriminalitetit te të rinjtë
Rënien më të madhe e ka shënuar numri i vjedhjeve me thyerje. 127 vjedhje të tilla në ditë sa janë regjistruar mesatarisht gjatë vitit 2016 janë 11 për qind më pak se një vit më parë
Në Zvicër viteve të fundit ka një trend të rënies së numrit të delikteve dhe në veçanti të atyre të kryera nga të rinjtë. Kështu, gjatë vitit 2016, siç mund të shihet në statistikën e kriminalitetit të publikuar sot nga Policia Federale, është regjistruar një rënie prej 4 për qind e numrit të shkeljeve të ligjit në krahasim me vitin paraprak, 2015, njofton srf.ch
Rënien më të madhe e ka shënuar numri i vjedhjeve me thyerje. 127 vjedhje të tilla në ditë sa janë regjistruar mesatarisht gjatë vitit 2016 janë 11 për qind më pak se një vit më parë, transmeton albinfo.ch Rënie e numrit është regjistruar edhe te llojet tjera të vjedhjeve, si ajo e xhepave ose çantave. Ndërsa gjatë vitit që shkoi ka pasur po ashtu më pak delikte të drogës.
Edhe personat e moshës së mitur gjatë vitit 2016 kanë kryer më pak vepra penale se një vit më parë, tregon statistika më e re. Për më tepër, po u krahasua me vitin 2009 ky numër madje është përgjysmuar
Ndërsa një rekord negativ bie në sy në këtë statistikë: Mesatarisht në çdo tri javë ka vdekur një grua si pasojë e dhunës në familje.
Po ashtu ka pasur një shtim të madh të veprës penale të shpifjes, konstaton statistika e Policisë Federale.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














