Maqedonia
Rigjykimi për Almirin, reagojnë partitë shqiptare
Ndaj vendimit të gjykatës për rastin e Almirit kanë reaguar partitë politike shqiptare. Ata thonë se kjo është dukuri e drejtësisë selektive në vend. Partia shqiptare në pushtet, BDI-ja, thotë se është i papranueshëm një vendim i tillë, duke kërkuar ndërprerjen e vendimeve diskriminuese të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Vendimi skandaloz i gjykatës që dëshmon aplikimin e drejtësisë selektive në vend në vazhdimësi. Një vendim për maqedonasin, tjetër për shqiptarin, është i papranueshëm, prandaj nevojitet veting i menjëhershëm për ta ndërprerë këtë praktikë diskriminuese dhe selektive në gjykata”, thonë nga BDI-ja.
Almiri u vra për herë të tretë, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, duke theksuar mosmarrjen parasysh të provave nga gjykata dhe duke e kritikuar dënimin e shqiptuar ndaj familjarëve të Almirit.
“Jemi dëshmitarë se edhe kësaj radhe vendosi drejtësia e njëanshme, për herë të tretë e vrau Almirin e vogël, duke i dhënë dënimin minimal vrasësit Boban Iliq, por edhe më e keqja, duke i dënuar edhe familjarët e Almirit të vogël. Me shpalljen e aktgjykimit u pa qartë se kishte të bënte me një denim jo i bazuar në fakte dhe dëshmi, të cilat dëshmi saktë e caktojnë kush ishte vrasësi dhe kush ishte i dëmtuari”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Për Lëvizjen Besa, dënimi ndaj Boban Iliç me vetëm 6 vjet burgim tregon se ky rast është proces i montuar politikisht, sikurse edhe shumë raste të tjera.
“Lëvizja BESA dënon ashpër vendimet selektive të gjykatave dhe vlerëson se ky është edhe një proces i radhës i montuar politikisht. Kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente të marrin seriozisht rastet e ndjeshme si të Almirit, të zbardhen plotësisht dhe të mos ketë drejtësi selektive, ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për maqedonasit”,thonë nga Lëvizja Besa, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Partitë vlerësojnë gjithashtu se me këtë vendim të Gjykatës së Kumanovës dëshmohet edhe një herë se reformat në gjyqësor kanë shënuar ngecje.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion













