Kosova

Rikthehen pritjet e gjata: 3 orë për të hyrë, 3 orë për të dalë

Mërgimtarët vazhdojnë të presin në pikat kufitare në Kosovë

Si çdo vit, edhe kësaj radhe një numër i madh i mërgimtarëve vazhdojnë të zgjedhin Kosovën për pushime dhe për të vizituar të afërmit e tyre.

Si gjithmonë, edhe në këtë vit, mërgimtarët vazhdojnë të presin në pikat kufitare, përcjell albinfo.ch.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton se pritja në Merdar është 2 orë e 40 minuta deri 3 orë për të hyrë në Kosovë dhe 2 orë e 20 minuta deri 2 orë e 50 minuta për të dalë.

Ngjashëm situata është edhe te Dheu i Bardhë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë 3 orë deri në 3 orë e 20 minuta.

Edhe në Mutivodë pritja është deri në një orë për të hyrë në Kosovë. Në pikat e tjera kufitare pritja është më e vogël.