Kosova

Rinumërohen 31 për qind e vendvotimeve

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

Rreth 31 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri më tani në Qendrën e Numërimit e Rezultateve.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Gjatë ditës së shtunë, më 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 433 vendvotime, apo rreth 31%”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se para pak ditëve ka filluar procesi i rinumërimit të 1 mijë e 428 vendvotimeve, pas vendimit që ka marrë Paneli për Ankesa dhe Prapashtesa, përcjell Albinfo.ch.