Kosova
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Riola Morina nis karrierën akademike në universitet ndërkombëtar, Bazel
Një sukses i veçantë akademik vjen nga Kamenica. Riola Morina është pranuar si asistente në Departamentin e Gjuhësisë Angleze në një nga universitetet më prestigjioze të Evropës, Universität Basel, shkruan albinfo.ch.
Në rolin e saj të ri, ajo do të angazhohet në hulumtime dhe mësimdhënie nën drejtimin e Prof. Dr. Miriam Locher, një figurë e njohur ndërkombëtarisht në fushën e pragmatikës dhe komunikimit shoqëror.
Puna e Riolës do të përfshijë detyra akademike dhe kërkimore, me fokus në zhvillimin profesional dhe shkencor brenda një ambienti ndërkombëtar të avancuar. Përfshirja e saj në këtë institucion nënvizon edhe njëherë potencialin dhe përgatitjen e lartë të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare akademike.
Ky emërim përfaqëson jo vetëm një arritje personale për Morinën, por edhe një moment krenarie për komunitetin nga i cili ajo vjen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













