Futboll
Risitë te kuqezinjtë pas lëndimeve të fundit
Për shkak të këtyre katër mungesave, trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën
Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Në seancën e zhvilluar në Stadiumin “Air Albania” morën pjesë Ylber Ramadani, Myrto Uzuni, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Ardian Ismajli, Arbër Hoxha, Mario Mitaj, Alen Sherri, Simon Simoni, Elseid Hysaj, Andi Hadroj, Thomas Strakosha dhe Feta Fetai.
Me grupin kuqezi u bashkuan dhe një pjesë të mirë të lojtarëve të Kombëtares U-21, që janë grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore me Moldavinë që luhen në Shqipëri në datat 15 dhe 18 nëntor, raporton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Berat Gjimshiti, Keidi Bare dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e nëntorit.
Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese-s, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të Kombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin.
Sakaq, Rey Manaj ka mbërritur sot në grumbullim dhe i është nënshtruar menjëherë testeve mjekësore.
Pas shqyrtimit nga ana e stafi mjekësor u konkludua se sulmuesi nuk mund të rikuperohet në kohë dhe u vendos që Manaj të rikthehet në klubin e tij për të vijuar me programin e rekuperimit.
Për shkak të këtyre katër mungesave trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










