Gruaja
Rita Ora, “Artistja më e mirë e vitit”
Ceremonia „Glamour Women Of The Year Awards“ u zhvillua mbrëmë në Londër
Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka fituar çmimin „Artistja më e mirë e vitit“ në evenimentin e Londrës „Glamour Women Of The Year Awards“
Këngëtarja e lindur në Prishtinë dhe e cila jeton në Londër tha se do të vazhdojë të këndojë pop. „Unë e dua muzikën time pop”, buzëqeshi Rita Ora në një intervistë për ‘Glamour’, duke paralajmëruar albumin e saj të ri pop.
Me albumin ‘Ora’, bjondja kosovare është ndarë e kënaqur me suksesin e arritur në top-listat muzikore. „Unë kam dashur vetëm kënëtare të bëhem“, ka thënë Rita.
Ajo për „Glamour“ tha të ketë qenë gjithmonë një magazinë e veçantë. Kosovares i ishte siguruar për herë të parë ballina e kësaj magazine në Britani të Madhe.
Ceremonia „Glamour Women Of The Year Awards“ u zhvillua mbrëmë në Londër, ku vëmendja megjithatë shkoi te Victoria Beckham, e cila u kurorëzua si „Femra e Dekadës“.
Nga fituesit e tjerë, ish-ylli i filmave “Harry Potter”, Daniel Dadcliffe, është emëruar Mashkulli i Vitit, derisa Myleene Klass është emëruar Ndërmarrësja e Vitit
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











