Shkurt.ch
Roamingu në BE hiqet në qershor të vitit 2017
Fillimisht ishte menduar që roamingu të hiqej që në fund të këtij viti (2015) , por një numër shtetesh anëtare kishte pasur qëndrim kundërshtues
Për telefonatat brenda vendeve të BE-së, nga qershori i vitit 2017 nuk do të ketë nevojë të paguhet taksa shtesë.
Parlamenti i BE-së ka votuar sot për heqjen e të ashtuquajturave taksa të roamingut në mes të shteteve anëtare.
Fillimisht ishte menduar që roamingu të hiqej që në fund të këtij viti (2015) , por një numër shtetesh anëtare kishte pasur qëndrim kundërshtues. Por me marrëveshjen e re është arritur një kompromis në atë mënyrë që pagesat për roaming fillimisht në pranverën e vitit 2016 (muaji prill) të ulen e pastaj në verën e vitit 2017 të hiqen plotësisht.
Kështu, evropianët për telefonatat që i bëjnë me telefonat e tyre mobilë gjatë udhëtimit të tyre nëpër vendet e BE-së, nga qershori 2017 do të paguajnë njësoj sa paguajnë në shtetet e tyre, ka thënë të martën Andrus Ansip, zëvendëshshef i komisionit evropian, kompetent për çështje digjitale.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Një familje serbe del para gjykatës në Thun, akuzohet për shfrytëzim dhe trafikim qeniesh njerëzore në Gstaad Një familje serbe del para gjykatës në Thun, e akuzuar për organizimin e një rrjeti shfrytëzimi... -
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar












