Kosova
Rohde e shtyn Kosovën të marrë vendim të guximshëm: Agjenda në KiE mund të ndryshojë
Edhe pse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës një javë deri në takim, ajo mund të ndryshojë në momentin e fundit, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka siguruar për këtë dhe e ka shtyrë Kosovën që të marrë një vendim “të guximshëm” për ta bërë realitet anëtarësimin në KiE.
Kosovës i është kërkuar të bëjë progres drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për t’u anëtarësuar në Këshill.
“Agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës mund të ndryshohet minutën e fundit. Por, sa më shpejt që Kosova merr një vendim të guximshëm, aq më realiste është të arrish 2/3 e shumicës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rohde në platformën X.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën














