Futboll

Ronaldo ‘çmend’ me orën 2 milionë euro

Ajo është e markës Jacob & Co dhe ka në përbërje të saj 424 gurë të çmuar të bardhë dhe të kuq

Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes me Manchester United, ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk iu shmang asnjë pyetjeje të bërë nga gazetarët, duke folur edhe për krizën e Real Madrid, akuzat për përdhunimin, por ora në dorën e tij të majtë nuk u shpëtoi vëmendjes së fotografëve.

Sipas mediave ndërkombëtare, ora që e mbante Ronaldo, kushtonte hiç më pak se 2 milionë euro, përcjell albinfo.ch.

Ajo është e markës Jacob & Co dhe ka në përbërje të saj 424 gurë të çmuar të bardhë dhe të kuq.

Sikur të mos mjaftonte ora, në gishtin e vogël mbante edhe një unazë me diamant, por sigurisht nuk mendojmë të ketë kushtuar aq shumë, ndoshta 500 mijë euro?

Ronaldo paguhet 30 milionë euro neto në vit në Juventus, derisa ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën italiane.

Ndeshja Manchester United-Juventus zhvillohet sonte nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve.