Shqipëria
Rrëfimi i polices së plagosur
24-vjeçarja kishte tre vite që i ishte bashkuar Policisë së Tiranës, ndërsa më parë kishte përfunduar edhe studimet në Universitetin e Sporteve
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Open” me Eni Vasilin në “TCH”, policja e plagosur në dorë, Ina Nuka tregon momentin e plagosjes nga një plasëse.
“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata u tensionua dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka, përcjell albinfo.ch.
24-vjeçarja Ina Nuka është efektive e repartit “Shqiponja” në Tiranë.
Në spital, të lënduarit e policisë i vizitoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë. Sa më shumë i bien ndesh ligjit, aq më shumë do të përballen me ligjin”, tha Rama.
24-vjeçarja kishte tre vite që i ishte bashkuar Policisë së Tiranës, ndërsa më parë kishte përfunduar edhe studimet në Universitetin e Sporteve.
Ajo do të transferohet në Turqi për shërim të mëtutjeshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












