Kosova
Rrëfimi i Riad Jasharit, pak ditë pas sulmit në Prekaz
Riad Jashari i mbijetuari i sulmit në Prekaz rrëfehet
Vetëm pak ditë pas sulmit në Prekaz, mediat e huaja e kishin intervistuar një të ri shqiptar i cili I kishte mbijetuar sulmit tre ditor mbi familjën Jashari.
Riad Jashari, i cili në atë kohë ishte 16-vjeç, ka rrëfyer për mediat e huaja tmerrin që kishin përjetuar bashkë me famijën e tij, gjatë atyre tri ditëve.
Riadi ishte i vemtmi i shpëtuar në familjën e tij, pasi të gjithë të tjerët ishin vrarë gjatë sulmit të ushtrisë serbe.
Ai ka rrëfyer se si në fillim forcat serbe kishin nisur sulmin drejt shtëpive të Jasharajve me altileri të rëndë, ndërsa më pas familjarët e tij i kishin vrarë pasi ushtria mbërriti në shtëpinë e tyre ku ishin mbledhur bashkë me kusherinjtë e tij.
Riadi i kishte shpëtuar masakrës por ishte plagosur me katër plumba, ai po shërohej në një vend ku mediat nuk e kishin zbuluar nga frika se policia serbe mund të vinte tek ai.
Më poshtë mund ta dëgjoni rrëfimin e Riad Jasharit vetëm pak ditë pas sulmit:
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












