Kosova
Rrëfimi prekës i mjekut kosovar: Covid-19 ekziston, mos e bëni avokatin e djallit
Mjeku Arjan Ademi, ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që kanë ende dyshime për Covid-19. Ademi përmes një statusi në Facebook, ka treguar sfidat me të cilat po ballafaqohen gjatë luftës për të shpëtuar jetë njerëzish.
Ai ka ftuar të gjithë ata që po dyshojnë në ekzistimin e këtij virusi që të shkojnë dhe të shohin nga afër se me cfarë po ballafaqohen 24 orë në ditë.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Ju dhe bash ju që jeni duke bërë avokatin e djallit me mosbesim e mosbindje, ejani kur të doni aty ku 24h/7ditë në javë në mantilbardhët ballafaqohemi me luftën anti COVID-19.
Ani ju vazhdoni me të juven e na me tonën, ne me përkushtim, dije, profesionalizëm, mund e sakrificë vazhdojmë t’iu shërbejmë e t’iu dalim në ndihmë të gjithë të sëmurëve që për fatin e keq janë prekur nga kjo semundje virale. Po ne vazhdojmë pa bukë e ujë me orë të tëra, pa pushim e pa gjum, larg familjeve e me mall per ta, larg përqafimit të fëmijeve e pa llogaritur rrezikun për vete e për me të dashurit tanë që na presin në shtëpi.
Ne që më shpirt të thyer e me lot ne sy (se edhe ne jemi nga mishi e gjaku) kur humbim ndonje të sëmurë me të cilët tashmë jemi lidhur aq ngushte si mishi me thonin, në qe çdo ditë ndajmë buzëqeshjen e gëzimin me ata të sëmuret që shërohen, në që çdo ditë japim informata familjareve për gjendjen e rëndë të më të dashureve të tyre e që me keqardhje jo rrallë detyrohemi t’iu japim lajmin e trisht familjareve për humbje jetë për të dashurit e tyre, ne dhe vetëm ne dijmë të ju flasim e të ju tregojmë si është gjendja.
E ju që ende nuk po arrini ta bindni veten ejani shiheni luften ne mes të jetës dhe vdekjes, ejani aty ku lotët e gezimit e dhimbjes janë në një vend e do te bindeni per te heshtur e menduar me arsye të shëndoshë e për të reflektuar nese sadopak u ka mbetur ndërgjegje.
Aman ejani e mandej dilni, shkruani e flisni, analizoni e banalizoni. Ejani se ndoshta ende jeni të verbuar nga klithmat e politikanve, analistave e banalistave që s’e kanë haberin për këtë pune e të cilët i kanë pushtuar TV e rrjetet sociale duke folur e duke mbjellur ankth, frike, e të pa verteta.
E juve të dashur mos na shpallni heronjë se nuk është kohë e as nuk po kerkojmë një gjë të tillë, ju vetëm na ndegjoni e respektoni këshillat e thirrjet tona për kujdes e maturi. Aman ndaluni mos boni politikë me këtë semundje virale qe e ka katandisur globin mbarë!
Ne nuk do të ndalemi deri në fund, me ndihmen e Zotit do ia dalim edhe kësaj herë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
SBB: Nga 2027 më shumë lidhje ndërkombëtare drejt Francës dhe Italisë Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) kanë prezantuar projektin e orarit të ri të trenave për vitin 2027,... -
Zvicër: Dita Kombëtare kundër miteve mbi alkoolin, synohet ulja e stigmatizimit -
Zvicër: Asnjë gjurmë e toksinës cereulide në analizat e ushqimeve për foshnja -
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë















