Lajme
Rregulla të reja për të hyrë në Angli
Efektet e Brexit nisin të marrin jetë. Qeveria britanike ka nisur një fushatë sensibilizuese në të gjithë Evropën për të përgatitur qytetarët e BE-së për sistemin që do të rregullojë imigracionin në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga 1 janari 2021.
Lëvizja e lirë midis BE-së dhe Britanisë do të përfundojë në orën 11.00 pasdite më 31 dhjetor dhe që nga ai moment qytetarët evropianë nuk do të kenë më automatikisht të drejtën për të lëvizur për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Britania e Madhe do të prezantojë një sistem të ri të pikave të imigracionit, i cili do të trajtojë njerëzit në mënyrë të barabartë pa marrë parasysh nga vijnë, duke i dhënë përparësi aftësive dhe talentit. Fushata, e cila synon të informojë qytetarët evropianë në lidhje me ndryshimin në legjislacionin e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, është përkthyer gjithashtu në te gjitha gjuhët dhe do të vazhdojë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor përmes kanaleve të ndryshme të informacionit, mediave dhe mediave sociale, me një fazë e dytë e planifikuar për në fillim të vitit 2021.
Sipas rregullave të reja, qytetarët e BE-së do të jenë në gjendje të vazhdojnë vizitën në Britani pa aplikuar për vizë dhe në shumicën e rasteve do të jenë në gjendje të qëndrojnë deri në 6 muaj. Vizitorët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të udhëtojnë drejt këtij vendi për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë turizmin, vizitat në familje dhe miqtë, studimin afatshkurtër dhe aktivitetet tregtare.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre













