Lajme
Rregullat e reja në Austri: Nga 1 prilli, 5 teste PCR dhe 5 antigjen falas në muaj
Pas një jave në detyrë, ministri i ri i Shëndetësisë së Austrisë, Johannes Rauch ka njoftuar rregullat e reja të koronës të cilat do të zbatohen nga data 1 prill.
37,100 raste të reja me koronavirus dhe 40 vdekje u shënuan të martën në Austri. Vala e Omicron është ende me shifra të larta. Sidoqoftë, menaxhimi i pandemisë tani po ndryshon. Ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch, prezantoi të martën strategjinë e tij të re të testimit. “Kam një javë që jam në detyrë, më duket si dy muaj”, shpjegoi ai që në fillim. Më pas shtoi: Përveç një kufizimi të testeve falas, ai njoftoi edhe heqjen e karantinës për personat, të cilët nuk kanë simptoma, por kanë kontakt me të infektuarin”, njofton albinfo.at.
Testet mbeten falas, por me numër të kufizuar
Gazeta austriake heute.at shkruan se nga data 1 prill do të ketë ndryshim të rregullave: Në Austri do të vazhdojnë të jenë testet e koronës falas për të gjithë, por me numër të kufizuar. Që do të thotë: secili qytetar në Austri do të këtë të drejtë të testohet vetëm pesë teste PCR dhe pesë antigjene në muaj. Nëse e kaloni këtë kuotë të testimeve, atëherë duhet të paguani nga xhepi juaj. Se sa do të jetë pagesa, ministri Rauch nuk e tha shumën gjatë konferencës së tij për shtyp.
Gjithsesi përjashtime me teste falas mund të bëjnë personat që kanë simptoma të virusit. Po ashtu teste falas sa herë që është e nevojshme do të jenë në dispozicion për personat që janë të shtrirë nëpër spitale apo në shtëpitë e pleqve, përcjell albinfo.at.
Hiqet karantina për personat që kanë kontakt me të infektuarin
Njëkohësisht po rregullohen rregullat për personat që kanë kontakt me të infektuarin. Në vend të një karantine, në të ardhmen do të ketë një kërkesë për maskë dhe një të ashtuquajtur kufizim trafiku. Kjo do të thotë se kushdo që nuk është plotësisht i mbrojtur nga virusi dhe ka pasur kontakt me një person të infektuar, nuk duhet të jetë më në karantinë në shtëpi për dhjetë ditë. Të prekurve u lejohet të shkojnë në punë, të blejnë, të bëjnë punë ose të bëjnë shëtitje me maskë. U ndalohet hyrja vetëm në ndonjë evente kulturorë, në festa dhe frekuentime të lokaleve të gastronomisë.
S’ka shtrëngim të masave
Lehtësimi i masave të nga data e 5 marsit mbetet në fuqi. Ndonëse ditëve të fundit numri i rasteve të reja ka shënuar rekord që nga pandemia, qeveria austriake do t’u përmbahet rregullave të saj të hapjes. Rauch konfirmon se nuk do të ketë shtrëngim të masave.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në Festivalin FIFOG...
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Spanjë: Vlerësohet shfaqja “Ëndrrat e Hamletit” e Mentor Zyberajt
-
Kanada
Kanada: Tenori me famë botërore, Ramë Lahaj, sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
Jeta në Zvicër
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur...
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit