Lajme
Rreth gjysmë milioni fëmijë në Evropë nuk kanë marrë asnjë vaksinë
Numri i fëmijëve që nuk kanë marrë asnjë vaksinë është ulur vitin e kaluar në Evropë, por rreth 500 mijë fëmijë ende nuk kanë asnjë mbrojtje vaksinale, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF).
Rajoni evropian i OBSH-së përfshin 53 vende dhe është më i gjerë se Bashkimi Evropian. Në të bëjnë pjesë edhe vende si Turqia, Turkmenistani dhe Izraeli. Më shumë se gjysma e fëmijëve të pavaksinuar në botë jetojnë në katër vende të këtij rajoni: Kazakistan, Turqi, Mbretëri të Bashkuar dhe Azerbajxhan.
Gjatë vitit të kaluar, në të 53 vendet e rajonit u regjistruan rreth 43 mijë fëmijë më pak pa vaksina krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, gjithsej 566 mijë fëmijë ende nuk kishin marrë asnjë vaksinë, ndërsa 258 mijë të tjerë nuk kishin mbrojtje të plotë sipas rekomandimeve mjekësore.
Vaksinat e para që u jepen foshnjave zakonisht përfshijnë ato kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë. Në të gjithë rajonin evropian, mbulimi me këto vaksina ishte 94 për qind, i njëjtë me vitin paraprak. Në vitin 2019, ky nivel ishte 96 për qind.
Sa i përket dozës së parë të vaksinës kundër fruthit, rreth 92 për qind e fëmijëve e kanë marrë atë, një shifër e pandryshuar krahasuar me vitin 2024. Shtatë vjet më parë, kjo normë ishte 94 për qind.
Shqetësimet mbeten pavarësisht përparimit
Agjencitë e Kombeve të Bashkuara shprehin shqetësim për rënien e niveleve të vaksinimit në disa vende. Një nga arsyet kryesore është kufizimi i programeve të vaksinimit në zonat e prekura nga konfliktet, por edhe mungesa e burimeve pas reduktimit të ndihmave për zhvillim nga disa vende të pasura.
OBSH thekson gjithashtu se dezinformimi lidhur me rreziqet e vaksinave vazhdon të jetë një problem serioz.
“Vaksinat kanë shpëtuar më shumë se 150 milionë jetë gjatë pesë dekadave të fundit”, ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ekspertët paralajmërojnë se ulja e mbulimit vaksinal mund të çojë në rikthimin e sëmundjeve që mund të parandalohen, si fruthi, meningjiti dhe sëmundje të tjera infektive/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026













