Autotech

Rrezik nga spiunazhi, Gjermania dëshiron përjashtimin e Huawei-t

Gjermania po kërkon një mënyrë për të përjashtuar kompaninë e telefonisë Huawei nga ankandi për zhvillimin e rrjeteve të reja të telekomunikacionit 5G, për shkak të frikës së spiunazhit në emër të qeverisë kineze, theksoi gazeta “Handelsblatt”, që citon burime qeveritare.

Ankandi i frekuencave është planifikuar për në pranverë.

Ekzekutivi nuk do të donte të dëbonte kompani të caktuara nga tregu gjerman, por do të riformulonte kërkesat e sigurisë, duke lënë jashtë Huawei-n, dhe, de facto, duke përjashtuar kompaninë kineze.

Do të shqyrtohet edhe mundësia e ndryshimit të ligjit kombëtar të telekomunikacionit, transmeton “ATSH”.

Me këtë masë, Gjermania do të bashkohet me ato vende, kryesisht SHBA, të cilat synojnë të përjashtojnë Huawei-n nga infrastrukturat e TCL-së për rreziqet e spiunazhit, përcjell albinfo.ch.