Lajme
A ka Kosova resurse teknike për t’u përballur me zjarret?
Kosova nuk ka arritur t’u shpëtojë zjarreve, të cilat tash e disa ditë janë përhapur nëpër vende të ndryshme të botës si rezultat i temperaturave të larta.
Aktualisht në Kosovë janë katër vatra aktive. Në Suharekë, në rajonin e Prizrenit, në dy lokacione, Vranicë dhe Bukosh (Parku Nacional Bjeshkët e Nemuna), si dhe në Janjevë.
Por sa është e përgatitur Kosova për fatkeqësitë me zjarret dhe a ka mjaftueshëm mjete për t’i shuar ato?
Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, për GI, ka thënë se mjetet për ballafaqimin e fatkeqësive me zjarre janë të domosdoshme.
“Mjete te mjaftueshme për ballafaqim me zjarre në periudha si kjo ose edhe të ngjashme nga e kaluara është pyetje, e cila shtrohet edhe globalisht. Andaj, qasja dhe veprimi i koordinuar nga zanafilla e kërcënimit në fatkeqësi është kruciale. Ndërveprimi i koordinuar nga i gjithë kapaciteti vendor është jetik për zvogëlimin e rritjes së kërcënimit, qoftë nga zjarret, po ashtu edhe nga fatkeqësi të tjera”, ka thënë si.
Koqinaj gjithashtu ka thënë se kapacitet e njësive profesionale për zjarrfikje po ballafaqohen me mungesa të trashëgueshme, pavarësisht përkushtimit të zjarrfikësve.
“Kapaciteti i njësive profesionale për zjarrfikje dhe shpëtim ballafaqohet me mungesa te trashëguara! Por, përkushtimi dhe reagimi në raste të fatkeqësive është jo rrallëherë për admirim”, ka thënë ai.
Fatkeqësisht, Kosova nuk ka asnjë helikopter në Institucionet e Sigurisë Publike.
Gjatë ditës së sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke bashkëpunuar me komunat, të cilat kanë mungesë të stafit në Brigadat e Zjarrfikësve për të lokalizuar zjarret, nga të cilat po rrezikohet Kosova.
“Po bëjnë gjithçka në bashkëpunim me komunat që nuk kanë mjaftueshëm zjarrfikës. Unë jam në kontakt me kryetarë të komunave dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirën. Po mobilizohemi dhe kemi kërkuar ndihmën e FSK dhe KFOR-it dhe mbajtja nën kontroll e këtyre zjarreve të egra paraqet sfidën për shtetin tonë dhe kemi rritur të mos kemi dëme të mëdha materiale dhe në njerëz”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë












