Bota
Rrëzohet një helikopter ushtarak në Kroaci
Mediat kroate njoftojnë se dy anije shpëtimi dhe ekipe të tjera janë dërguar drejt vendit të ngjarjes, por ende s’ka informacione nëse ka të vdekur, njofton televizioni kroat HRT.
“Ju njoftojmë se policia është njoftuar se ndërmjet Zablac dhe Zlarin ka rënë në det një helikopter. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes janë dërguar dy anije”, ka njoftuar policia e Shibenikut, duke bërë me dije se janë mobilizuar edhe ekipe të tjera.
Ministria e Mbrojtjes ndërkaq ka bërë me dije se bëhet fjalë për helikopter ushtarak Kiowa Warrior.
“Janë marrë të gjitha masat me qëllim të gjetjes dhe shpëtimit të ekuipazhit. Me kohë do ta njoftomë opinionin publik për të gjitha detajet”, ka njoftuar Ministria kroate e Mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













