Maqedonia
Rriten tensionet në ditët përmbyllëse të fushatës në Maqedoni
Maqedonia ka hyrë në javën e fundit të fushatës elektorale, para zgjedhjeve lokale të së dielës, përcjell albnfo.ch.
Për dallim nga pjesa e parë, e cila u karakterizua me fushatë kryesisht të qetë dhe pa incidente, pjesa e dytë e fushatës është përcjellë me rritje tensionesh. Një kandidat i pavarur për këshilltar është vrarë në Kërçovë, por vrasja thuhet të mos ketë pasur lidhje me politikën.
Një tjetër kandidat për kryetar komune është kërcënuar me vdekje, ndërsa një tjetër kandidat është rrahur brutalisht nga aktivistë të partisë kundërshtare.
Gjatë kësaj periudhe janë demoluar të paktën dhjetë shtabe partiake. Ministria e Brendshme ka konfirmuar të gjitha këto incidente dhe ka njoftuar se është duke punuar për zbardhjen e plotë të tyre. Parregullsitë e fushatës elektorale janë evidentuar edhe nga organizata më e madhe joqeveritare për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor “MOST”.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












