Kosova

Rritet interesimi i mërgimtarëve për investime në sektorin financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur një grup të mërgimtarëve afarist nga Gjermania dhe Austria.

Sipas kumtesës për media, ata janë informuar për së afërmi me të gjitha zhvillimet në sektorin financiar, përkatësisht atë bankar dhe mundësitë për investime.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se ky sektor vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë, përcjell albinfo.ch.

Grupi i mërgimtarëve afarist falënderuan Guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe ofrimin e të gjitha informacioneve për zhvillimet në fushat që i mbulon BQK-ja, raporton “RTK Live”.