Kosova
Rritet numri i azilkërkuesve nga Siria dhe Iraku, në Kosovë
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për periudhën janar-gusht të këtij viti, numri i emigrantëve të parregullt që kanë hyrë në Kosovë është 753 persona.
Të ikur nga lufta dhe zonat e konfliktit, një numër i madh i refugjatëve vijnë në Kosovë, për të vazhduar më pas transit drejt vendeve perëndimore. Derisa në vitin 2015, kur në Kosovë brenda vitit kishin hyrë 88 persona nga vende të ndryshme, numri është rritur çdo vit.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për periudhën janar-gusht të këtij viti numri i emigrantëve të parregullt që kanë hyrë në Kosovë është 753 persona. Emigrantët kryesisht janë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe territoret palestineze, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar në territorin e Kosovës kanë hyrë 22 emigrantë, të cilët tashmë janë vendosur në Qendrën për Azil në fshatin Magure të Lipjanit.
Udhëheqësi i kësaj qendre, Fitim Zariqi, tha për Radion Evropa e Lirë se që nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator këtë strehimore e kanë frekuentuar gjithsej 902 emigrantë.
Sipas tij, vitet e fundit vërehet një rritje e numrit të emigrantëve të cilët vijnë në Kosovë.
“Ka ardhje pak më shumë se vitet e kaluara, megjithatë për ne ende është në suaza të menaxhimit normal. Prej që është hapur Qendra për Azil, nga viti 2010, vazhdimisht kanë frekuentuar azilkërkues ose persona që vijnë nga vatrat e luftës dhe konfliktit”, tha Zariqi.
Zariqi tha se emigrantët, që kryesisht ikin nga zonat e luftës, e përdorin Kosovën si vend transit për të depërtuar në vendet perëndimore.
“Shumica, kohët e fundit janë duke ardhur nga territori i Shqipërisë, vitet e kaluara kanë ardhur më shumë nga Maqedonia (e Veriut), por që nga viti i kaluar kanë filluar të vijnë nga Shqipëria, pra e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit. Gjatë intervistave që i bëjmë ne, ata tregojnë që kanë lëvizur nga Greqia, në Shqipëri, pastaj kanë hyrë në Kosovë ilegalisht dhe pretendojnë që të kërkojnë azil, të qëndrojnë disa ditë këtu dhe pastaj të vazhdojnë tutje për në vendet perëndimore”¸ tha Zariqi.
Arton Demhasaj nga organizata Çohu, tha për Radion Evropa e Lirë se më herët emigrantët prej Maqedonisë së Veriut kanë hyrë direkt në Serbi, por për shkak të forcimit të sigurisë në atë kufi, ata po vazhdojnë të hynë nga ana e Kosovës, pasi sipas tij, kalimi nga Kosova në Serbi, mund të jetë më i lehtë.
“Duke marrë parasysh numrin e madh të emigrantëve, sidomos sirianë që janë në Turqi edhe që e kanë si rrugë transitore për të kaluar brenda vendeve të Bashkimit Evropian apo kalimin që mundet të ndodhë përmes vendeve të Ballkanit, që pastaj të hyjnë ndoshta përmes Serbisë të hynë në Hungari dhe për të hyrë në vendet e Bashkimin Evropian, atëherë është pra kjo rruga më e lehtë që ata të kenë qasje për të shkuar në BE”, tha Demhasaj.
Numri më i madh është i emigrantëve nga Siria. Vetëm vitin e kaluar rreth 200 sirianë kanë kërkuar azil në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta