Lajme

Rritet numri i rasteve dhe viktimave nga Covid në Gjermani

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në 24 orët e fundit në Gjermani është 10.237, duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2.310.233, transmeton albinfo.ch.

Sipas Institutit Robert Koch të enjten janë konfirmuar 666 të vdekur nga COVID-19, duke rritur numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 63.635.

Federata dhe landet në takimin e ri të nivelit të lartë mbi masat ndaj koronavirusit vendosën të shtyjnë deri më 7 mars masat kufizuese. Sidoqoftë do të ketë disa lehtësime: Floktoret do të lejohen të hapen nga 1 marsi.

Lockdown-i i kufizuar fillimisht deri në mes të shkurtit për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani do të shtyhet deri më 7 mars. Përjashtim do të ketë për floktoret, që mund të rihapen nga 1 marsi nën masa të rrepta për ruajtjen e higjienës. Kështu vendosën kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve. Hapja e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve nuk do të rregullohet në nivel federal, por në bazë të kompetencave të landeve. /Albinfo.ch