Kosova
Rritet numri i të interesuarve për pasaporta biometrike
Pas lajmit për rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës është rritur numri i të interesuarve për pajisje me pasaporta biometrike.
Deri tani sipas kësaj ministrie mbi 980 mijë persona janë pajisur me këto dokumente. E qytetarët nuk janë shumë optimist se liberalizimi i vizave do të bëhet shpejt, shkruan Koha.net, përcjell Albinfo.ch.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kohëve të fundit ka shtim të kërkesave për pajisje me pasaporta biometrike.
Në një përgjigje me shkrim për televizionin publik, zyra për informim e Ministrisë së punëve të brendshme thotë se “Për momentin ka shtim të kërkesave për pajisje me pasaporta , kjo është për shkak të shtimit të mërgimtarëve”.
Po sipas statistikave të kësaj ministrie deri më tani, 984 mijë e 973 qytetarë që janë pajisur me pasaporta biometrike, ndërsa janë edhe mbi 465 mijë me pasaporta jobiometrike.”
E qytetarët nuk tregojnë ndonjë interesim të shtuar pas lajmit për rekomandim pozitiv për vizat.
Disa prej tyre nuk janë shumë optimist se kjo mund të ndodh së shpejti. Por ka edhe të atillë që rekomandimi për lëvizje të lirë, ka ndikuar që ta ndërrojnë pasaportën:
Zyra për informim e Ministrisë se Punëve të Brendshme bën të ditur se nuk ka vonesa gjatë këtyre procedurave dhe çdo pasaportë apo dokument tjetër realizohet brenda afateve ligjore.
Ndryshe, qytetarët pas liberalizimit të vizave nuk mund të shkojnë në të gjitha vendet e BE-së, pra bëjnë përjashtim Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda.
Vlen të theksojmë se pasaporta duhet të jetë biometrike dhe maksimumi i qëndrimit do të jetë 90 ditë. Kujtojmë, se të rriturit që nxjerrin pasaportë biometrike duhet të paguajnë 30 euro, 20 euro për fëmijët deri në 18 vjeç, 15 euro për pensionistë dhe 50 euro për qytetarët që dëshirojnë të pajisen me urgjencë me pasaportë.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?














