CH-Ballkani
Rritet numri i turistëve të huaj në Shqipëri
Grupe turistësh vizitojnë në mënyrë të organizuar objektet historike të kryeqytetit shqiptar dhe po në mënyrë të organizuar vijojnë më pas turet në qytete të tjera të Shqipërisë
Në Shqipëri, gjithnjë e një më shumë po vijnë turistë të huaj, si për të vizituar Tiranën, por edhe për të pushuar.
“Jam nga Danimarka është hera e parë në Shqipëri më pëlqen shumë sheshi dhe mënyra si është rikonstruktura, tani po shkojmë të shohim pazarin e ri. Pres me padurim të vizitoj plazhet në jug dhe malet në veri”, shprehet një turist. “Njerëzit këtu janë shumë mikpritës”, thotë një tjetër, raporton “TCH”.
Grupe turistësh vizitojnë në mënyrë të organizuar objektet historike të kryeqytetit shqiptar dhe po në mënyrë të organizuar vijojnë më pas turet në qytete të tjera të Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas agjencive turistike, polakët përbëjnë numrin më të madh të turistëve që po vizitojnë aktualisht Shqipërinë.
“Të marrë për të rregulluar 5 km përgjatë bregdetit Durrës-Kavajë. Vlora është goxha e pëlqyeshme për bregdetin që ka dhe ato nuk po tentojnë për shkak të kohës së transfertës dhe vonesën më të madhe e shkakton By Pass-in i Fierit”, shprehet Rrahman Kasa i Unionit Turistik Shqiptar.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg












