Koronavirusi: çast pas çasti
Rritja e rasteve, çka kërkon Gjermania nga të ardhurit
Në Gjermani ekziston sërish shqetësimi se pushuesit do të sjellin koronavirus kur të kthehen
Sipas kryeministrit bavarez Söder, qeveria federale do që të marrë së shpejti masa. Brenda vetëm pak ditësh mund të shtrëngohen masat lidhur me testin ndaj virusit Corona për personat që kthehen në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit.
Qeveria federale planifikon të prezantojë një kërkesë për testime para kthimit në vend. Testimi duhet të aplikohet jo vetëm për udhëtarët me avion, por edhe për ata që udhëtojnë me makinë, me tren ose me autobus, përcjell albinfo.ch.
Sipas Söder, të gjithë që kthehen duhet të kenë një test negativ kur të mbërrijnë në vend. Söder i tha televizionit të parë gjerman ARD: “Qeveria federale na ka siguruar sot se do të provojë gjithçka që është e mundur, që deri më 1 gusht të aplikohet detyrimi i përgjithshëm i testit negativ jo vetëm për udhëtimet ajrore, por edhe për shembull, për udhëtime me makina ose trena”.
Söder tha se data e planifikuar fillimisht për futjen e këtij rregulli, pra me 11 shtator, duket si “një shaka”, sepse ky vendim do të ishte i vonuar pasi deri atëherë kalojnë të gjitha pushimet. Politikani i CSU-së tha se për këto vendime do të krijohen edhe bazat juridike ligjore dhe se kjo mund të arrihet deri më 1 gusht.
Rregullorja e re është e thjeshtë: “Të gjithë kanë nevojë për një test“. Kërkesa për futjen e testeve është mbështetur nga disa kryeministra të landeve të tjera, ndërsa ende nuk është vendosur si do te veprohet me te vaksinuarit.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














