Shkurt.ch
Përkundër frangut të fortë, rritje e turizmit gjatë shkurtit
Në Zvicër, pas shkëputjes së kursit të frangut nga lidhja me euron, që ndodhi nga mesi i janarit, ekzistonte frika e arsyeshme se dega që do të pësonte më së shumti nga forcimi i frangut, do të ishte turizmi. Kjo për faktin e thjeshtë se për turistët e jashtëm pagesa e shërbimeve hoteliere me frang do të ishte më e shtrenjtë.
Mirëpo, së paku gjatë muajit shkurt, ka ndodhur e kundërta: hotelet zvicerane gjatë shkurtit kanë shënuar 3.1 milion bujtje që është për 6 për qind më shumë se në muajin shkurt të vitit 2014.
Siç ën të ditur Zyra Federale e Statistikës, ajo që ka ngritur më shumë këtë tregues është rritja e madhe e numrit të turistëve nga Azia. Bujtjet e aziatikëve në hotelet zvicerane janë rritur për pothuaj një të katërtën, transmeton albinfo.ch. Por, edhe numri i turistëve nga vendet evropiane, ndonëse në mënyrë simbolike, megjithatë është rritur, për 1%.
Nga rritja e përmendur anë përfituar pothuajse të gjitha regjionet turistike. Por rritja më e madhe është shunuar në regjionet malore rreth liqenit Vierwaldstätter-See (rreth Lucernit).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm













