Lajme
Rritje e ndjeshme e mashtrimeve me “policë të rremë” në Zvicrën frankofone

Në Zvicrën frankofone, rastet e mashtrimeve nga të ashtuquajturit “policë të rremë” janë rritur ndjeshëm. Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 janë regjistruar afërsisht 1,000 raste. Kryesisht, autorët e këtyre mashtrimeve vijnë nga Franca dhe Afrika e Veriut.
Gjatë vitit 2024, në kantonet Gjenevë, Vaud, Friburg, Valais, Neuchâtel dhe Jura u raportuan rreth 800 raste të tilla, sipas statistikave të Policisë Kantonalë të Vaudit. Ndërsa këtë vit, vetëm në periudhën janar-maj, numri ka kaluar 1,000, transmeton albinfo.ch.
Vlera totale e dëmeve të shkaktuara për këtë periudhë kap më shumë se 3 milionë franga zvicerane, ndërsa gjatë vitit të kaluar dëmet arritën në 3.7 milionë franga.
Policia është alarmuar nga këto shifra dhe ka intensifikuar fushatat e parandalimit, të cilat po japin rezultate. Nga rastet e regjistruara këtë vit, më shumë se gjysma kanë qenë tentativa të dështuara, ndërsa dy të tretat e autorëve të identifikuar janë arrestuar.
Si funksionon mashtrimi?
Mashtruesit synojnë kryesisht personat e moshuar. Ata kërkojnë emra që duken tipikë për të moshuarit në katalogët telefonikë online. Mashtrohet fillimisht me një telefonatë, ku “polici i rremë” u thotë viktimave një lajm të rremë dhe alarmues për të marrë paratë apo sendet me vlerë.
Më pas, një person tjetër që pret në banesën e viktimës paraqitet si kolegu i “policit” dhe merr kartat bankare, paratë dhe bizhuteritë. Gjatë gjithë kohës, viktima nuk lihet vetëm dhe përpiqen të mos i lënë të kontaktojnë familjen apo policinë për të verifikuar informacionin.
Sipas autoriteteve, shumica e personave që telefonojnë janë nga Franca ose Afrika e Veriut, të cilët rekrutojnë “kurierë” në Zvicër për të marrë sendet e vjedhura. Këta “kurierë” paguhen me disa qindra deri në mijëra franga për disa ditë pune dhe zakonisht nuk bëjnë pyetje.
Megjithë përpjekjet, fenomeni vazhdon sepse sa herë arrestohen disa, vijnë të tjerë të rinj.
E-Diaspora
-
Prishtina, kryeqyteti i banesave pa banorë Këto nuk janë banesa të braktisura – përkundrazi, janë të reja, të mobiluara, shpesh të pajisura...
-
Zgjedhjet lokale: Të mërkurën nis regjistrimi i diasporës, ҫka duhet të dini?
-
Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër
-
Oficeri i FSK-së shpërblehet me çmim të lartë amerikan
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia
Jeta në Zvicër
-
Paralajmërim për reshje të dendura shiu në Zvicër, MeteoSwis lëshon alarm MeteoSwiss ka lëshuar paralajmërim për reshje të dendura shiu nga sonte (e diel) në mbrëmje deri...
-
Pilotët e Swiss pritet të ndërpresin marrëveshjen kolektive deri në fund të vitit 2025
-
Studim i ri: Barnat aprovohen në shumë raste pa testuar klinikisht
-
Shkollat zvicerane jashtë vendit rrezikojnë të humbasin identitetin për shkak të shkurtimeve buxhetore
-
Zvicër: Mungesë e mbi 500 llojeve të ilaҫeve