Kosova

Rritje e udhëtarëve në aeroportin e Prishtinës

Në aeroportin e Prishtinës është rritur numri i udhëtarëve, dhe kjo dëshmohet edhe në bazë të shifrave.

Sipas “exyuaviation.com”, në muajin gusht, aeroporti i Prishtinës ka mirëpritur 274.755 pasagjerë, duke përfaqësuar një rritje prej 13.7% në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch.

Deri në këtë periudhë të këtij viti ka pasur 1.472.849 pasagjerë, me 13.5% rritje nga viti 2017.

Aeroporti i Prishtinës ka shtuar mbi 174.000 pasagjerë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, aeroporti ka filluar punën për shtrirjen e pistës së saj. Sipas projektit, pista do të zgjatet nga 2.560 metra që është tani, në 3.000 metra.