Bota
Rritje rekorde e numrit të të pastrehëve në Londër
Shifrat tregojnë një rritje prej 50 për qind e numrit të të pastrehëve në Londër
Sipas të dhënave të fundit në kryeqytetin e Britanisë së Madhe thuhet se numri i personave që flenë në rrugë ka shënuar një rritje rekorde, duke arritur në mbi 2,000 persona.
Po ashtu, të dhënat e fundit tregojnë se 3.985 njerëz kanë fjetur në rrugë mes korrikut dhe shtatorit të këtij viti, përfshirë rreth 2.069 të pastrehë të rinj.
Shifrat tregojnë një rritje prej 50 për qind.
Gjithashtu, raportohet se 22 persona u bashkohen të pastrehëve çdo ditë në qytet, një numër që sugjeron se një person i ri bëhet i pastrehë afërsisht çdo 1 orë.
Të dhënat erdhën pasi Zyra Statistikore Kombëtare zbuloi se vitin e kaluar mesatarisht dy persona të pastrehë kanë vdekur çdo ditë në Angli dhe Uells.
Kryeshefi ekzekutiv në Shoqatën bamirëse të të pastrehëve “Crisis”, Jon Sparkes tha se shifrat janë tronditëse.
Sipas tij, kushtet janë edhe më të këqija për shumë njerëz për shkak të Aktit të të Pastrehëve, ligj ky i cili ua ndalon të flenë në rrugë ose të kërkojnë lëmoshë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern














