Lajme

Rrokulliset autobusi me 37 turistë zviceranë në Swasiland, Afrikë

Shumë nga udhëtarët kanë pësuar lëndime të lehta dhe të mesme, konfirmon Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës (EDA)

Në mbrëmjen e të hënës në Mbretërinë jugafrikane Eswatini që njihet me emrin historik “Swaziland” ka ndodhur një aksident me një autobus turistësh. Në aksident janë përsfhirë 37 turistë zviceranë. Autobusi ka rrëshqitur në rrugën e lagur dhe është përplasur duke u rrokullisur, shkruan blick.ch.

Shumë nga udhëtarët kanë pësuar lëndime të lehta dhe të mesme, konfirmon Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës (EDA), transmeton albinfo.ch.

Sipas asaj që ka thënë një zëdhënëse e agjencisë turistike “Cruisetour AG e cila e ka organizuar udhëtimin, grupi i turistëve ka qenë me fat. Në mesin e udhëtarëve kishte qëlluar një mjek i cili menjëherë është vënë në shërbim të bashkudhëtarëve të lënduar.

Dhjetë nga zviceranët e lënduar është dashur të transpotohen në një spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Dy prej tyre ndërkohë janë bartur në një spital në Johanesburg të Republikës Jugafrikane.

Udhëtarët trjerë janë transportuar në hotel, ku kanë marrë edhe njëherë ndihmë mjekësore.