CH-Ballkani
Rruga që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, merr emrin e kongresmenit Engel
Kongresmeni amerikan Eliot Engel ka ‘bashkuar’ shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
Rruga Gjakovë-Tropojë, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, tashmë do të mbajë emrin e tij.
Në përurimin e kësaj rruge ka marrë pjesë edhe vetë Engel, bashkë me gruan e tij. Madje Engel i është bashkuar valles shqiptare gjatë kësaj ceremonie. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe Rifat Jasharaj.

Ndërsa presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur i lumtur që e ka takuar Engel-in në Tropojë, të cilin e ka quajtur mik të madh të kombit shqiptar.
“Kënaqësi e veçantë të përuronim së bashku një nga rrugët që lidh Kosovën me Shqipërinë, që tashmë do mbajë emrin e tij, të gdhendur në zemrën e çdo shqiptari. Nuk ka forcë në botë që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! Asnjë intrigë gjoja në emër të SHBA-së nuk mund ta përçajë atë. Nga dritarja e zyrës së Tij në Uashington DC, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane shikohen gjithmonë qartë dhe pastër”, ka shkruar Meta në Facebook.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












